Policia ka sekuestruar 23 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në një tunel në afërsi të fshatit Turan, Tepelenë. Në bazë të informacioneve të marra rrugë operative se në një tunel në afërsi të fshatit Turan kishte lëndë narkotike, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin Tepelenë është ushtruar kontroll në këtë tunel.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambjent u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës narkotike ishte 23 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme./a.m.