Ditët e fundit temperaturat kanë shënuar një ulje të lehtë me 2 gradë Celsius, kjo situatë do të vijojë edhe në 10 ditët e para të korrikut.
Sipas sinoptikanëve, në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30 në 33 gradë celsius, temperatura këto shumë pranë vlerave tipike të këtij muaji.
Nuk përjashtohet që gjatë kësaj periudhe të ketë reshje të pakta lokale kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit.
Por në pjesën e dytë të muajit, duke nisur nga 10 korriku, temperaturat do të shënojnë rritje me 3 – 4 gradë C mbi vlerat normale të muajit. /b.d