Ish-kryeministri Sali Berisha është personi që ka mbështetur datën 22 Korrik për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e PD, edhe pse jo publikisht.
Ky qëndrim i Berishës konfirmohet nga vetë kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami i cili thotë se Berisha beson se nëse zgjatet koha do të ketë përçarje.
“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia”, ka deklaruar Selami nga Lezha.
Ndërkohë ai i është përgjigjur edhe deputetit demokrat Astrit Patozi, i cili e ka quajtur “Maqo Lakrori” që po legjitimon konfirmimin e Bashës.
“Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, u shpreh Selami nga Lezha./a.m.