Fredi Ruko, 52 vjeçari nga Fieri i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e krimeve të rënda i pranoi gjykimin e shkurtuar, pasi i pandehuri kishte shprehur pendesë për krimin.
Para gjykatës, i pandehuri Ruko pranoi krimin duke kërkuar aplikimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë të cilën ia mbështeti edhe avokati mbrojtës me arsyetimin ligjor, shkruan ABCNews. Edhe prokuroria nuk ishte kundër, çka i lehtësoi gjykatës vendimmarrjen, duke pranuar kërkesën e të pandehurit që akuzohet për “vrasjen e bashkëshortes”.
Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, seance u shty për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare.
Ngjarja për të cilën akuzohet Ruko ka ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar, ku pas një debate me bashkëshorten Liljana Ruko e ka hedhur atë nga dritarja e banesës së tyre në lagjen “Kryengritja” të Fierit, ku për pasoj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. /b.d