Një zjarr i fuqishëm përfshiu një konçesionar makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që përgatitet të mikpresë samitin e rëndësishëm të G20-s.
Departamenti i zjarrfikësve mendon se me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qellimshme. 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët që përfshinë konçesionarin në orët e para të ditës.
38 zjarrfikës u angazhuan në fashitjen e zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin përpara se të përhapej e të digjte edhe makina të tjera.
Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogariti koston e dëmit në më shumë se 1 million euro.
Zyrtarët lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-s, por po hetojnë përpara se të dalin në përfundime.
a.ç