Cirku i Tiranes rrezikon te zhduket nje here e pergjithmone. Ne oret e para te paradites ne ambientet e Cirkut ka mbërritur përmbarimi, i cili po tenton te shkaterroje Çadren. Ne Çadren e Cirkut kane ardhur per ta mbrojtur artiste te rinj dhe te vjeter te Cirkut, te cilet e kosniderojne veprimin e permbarimit nje tentative per te rrenuar te gjithe historine e Cirkut. Artistet jane ngujuar ne cader per te mos lejuar shembjen e Cirkut. Mes lotesh ata po perpiqen te mos lejojne shembjen e Cadres se Cirkut.
“Në kërkojmë një godinë tjetër dhe ne nuk do të lejojmë që cadra të shkatërrohet në këtë mënyrë” shprehen aktorët. Ata kërkojnë mbrojtje nga shteti dhe nga Ministria e Kulturës. Ndërsa përmbaruesit shprehen se kanë një vendim dhe duhet ta ekzekutojnë. Perfaqesuesit e ministrise se Kultures qe jane prezent ne Çader deklarojne se veprimet e permbarimit jane ne shkelje te ligjit, sepse ata nuk kane paraqitur asnje leje apo akt ku te jene te percaktuara profesionet qe marrin pjese ne cmontimin e cadres, pasi ajo nuk behet nga amatore, por profesioniste te fushave perkatese.
Në vitin 1959 artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.