Kryeministri Rama me një vendim qarkullues ka vendosur pezullimin e prokurimeve publike pa afat.
Sipas vendimit pezullohet nisja dhe vijimi i të gjitha procedurave të prokurimeve të fondeve në dispozicion të ministrive dhe agjencive shtetërore.
Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.
Ditët e fundit nga ministrat teknikë të PD u shpallën disa tendera dhe prokurime publike me vlerë miliona euro.
E ndërsa ministrat teknikë ende nuk janë tërhequr, aktualisht kabineti qeveritar përbëhet nga 9 ministra nga Partia Socialiste, 7 nga PD dhe nga 4 LSI. Me kete vendim, ministrat nuk do kene mundesi te bejne tendera.
Rama shkarkon zv.ministrin e mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ilir Peçi.
Në vendimin e kryeministrit Rama që mban datën 3 korrik 2017, thuhet se lirimi nga detyra i zv/ministrit Peçi është bërë sipas ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, por pa shpjeguar arsyet e kësaj lëvizje.
VENDIMI PER BLLOKIMIN E TENDERAVE
Nr. 482, datë 5.7.2017
PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR
VITIN 2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit
nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.
Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.
Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi.
Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
VENDIMI I SHKARKIMIT TE ZV,MINISTRIT
VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017 PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama