Eneo Ferko, i riu nga Fieri, që u vetflijua pasi e la e dashura, jetonte në një banesë me qira vetëm me nënën e tij. Prindërit e tij ishin divorcuar para shumë vitesh. Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Prej 10 ditësh ai është shfaqur i mbyllur në vetvete dhe i shkëputur nga komunikimet, por nëna e tij i ka thënë policisë se nuk e mendonte kurrë që të shkonte deri në këtë pikë.
“Nuk kemi asnjë ide pse e ka bërë këtë. Ishte i komunikueshëm dhe shumë paqësor. Jemi të befasuar. Nuk e dija se djali im do të shkonte deri këtu. Dukej i fortë dhe e donte jetën. Nuk po më besohet se e zgjidhi kështu”, -ka thënë e ëma për policinë. panorama