Një i mitur, rreth 5 vjeç ka rënë ditën e sotme në një pusetë në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Mësohet se i mituri ka pësuar disa dëmtime dhe ka qëndruar aty deri sa e kanë vënë re kalimtarët. Këta kanë lajmëruar Policinë dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga puseta. Fëmija është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.