Forcat e Armatosura nisën aksionin edhe këtë vit për pastrimin e disa akseve rrugore dhe zonave bregdetare për sezonin turistik veror për vitin 2017.
Vec pastrimit të rrugevë dhe zonave të frekuentuara nga turistët, ky aksion ka për qellim edhe ndërgjëgjësimim e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit.
Ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve të cilët po bëjnë të mundur pastrimin e aksit të Morinës dhe i falenderoi ata për të gjithë punën e bërë.
Ndërkohë, ministrja Kodheli përcolli edhe një mesazh për çdo biznes, qytetar si dhe turist. Ajo u bëri thirrje ta konsiderojnë ambientin e përbashkët si ambientin e tyre. Në të njëjtën kohë, zonja Kodheli ftoi strukturat dhe institucionet përgjegjëse që në këtë periudhë të shtimit të fluksit, të shtojnë kërkesën e llogarisë apo të inspektimit në zona.
“Kemi dhënë shembullin personal si Forcë e Armatosur, si Ministri e Mbrojtjes duke qenë prezent në të gjitha akset kryesore, në të gjithë rrugët kryesore, për t’i pasur ato të rregullta dhe mikpritëse për çdo turist që vjen nga jashtë apo që nga këtu largohet për jashtë”, u shpreh ministrja Kodheli.
Pastrimi i aksit të Morinës po bëhet i mundur nga efektivët e DMR (Drejtoria Mbështetëse Rajonale) Kukës. Ky aksion do të shtrihet edhe në zonat e tjera turistike dhe do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror./a.m.