Pas arrestimit të babait 36-vjeçar në Maliq me akuzën se kryente veprime të turpshme me vajzën e tij 5 vjeçare zbulohen te tjera detaje.
‘BalkanWeb’ duke iu referuar burimeve te prokurorise, shkruan se ka prova të mjaftueshme se ai ka konsumuar veprën penale “Vepra të turpshme”.
Burime nga prokuroria bënë me dije se Edisoni zhvishej në sy të vajzës së tij të mitur dhe kryente para saj veprime të turpshme.
Po ashtu, të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që 36-vjeçari më pas prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit.
Pasi konstatoi veprimet e bashkëshortit, gruaja e tij përveç dhunës që ai ushtronte ndaj saj, e denoncoi në polici edhe për ngacmim ndaj vajzës.
Sakaq, vogëlushja është nën kujdesin e një psikologeje, ndërsa i është nënshtruar edhe një vizite mjekësore.
Tashmë grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së vizitës, për të parë se deri ku ka shkuar ngacmimi i babait ndaj vajzës së tij të mitur. Edison Shuli akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje”./a.m.
Kryente marrëdhënie me të bijën dhe dhunonte gruan, arrestohet ‘monstra’ në Maliq