Gjykata e Krimeve të Rënda ka hequr sot sekuestron për pasurinë e deputetit Alfred Peza.
Vendimi u mor në seancen e sotme dhe rrëzon atë të dhënë nga shkalla e Parë e cila vendosi sekuestro në bazë të ligjit “Antimafia”.
Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar./a.m.