Pasi i cilësoi si jo realiste kërkesat e vendeve të Gjirit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, Katari i ka deklaruar Arabisë Saudite dhe aleatëve se është i gatshëm të përmbushë pothuajse të gjitha kushtet e vëna, por vetëm në bazë reciprociteti.
Në letrën e përgjigjes së Dohas, ndaj Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit flitet dhe për kërkesën për mbylljen e televizionit Al Jazeera: “Do të ndodhë kur të mbyllet dhe Al Arabiya”, përgatiti Express. (b.an)