Kryetari i ‘ngrirë’ i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në selinë blu.
Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Peter Taylor dhe kryetari i ‘ngrirë’ i PD diskutuan për procesin zgjedhor të 25 qershorit.
Pas ‘ngrirjes’ së funksioneve Basha në 27 Qershor deklaroi se “Në 25 zgjedhor u ble pasivisht vota.
Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete.
Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumfi i paligjshmërisë”.
Vërerjtet dhe akuzat për procesin Basha ia ka parashtruar edhe shefit të misionit të OSBE-ODIHR.
Pak ditë më parë Taylor zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe kryetarët e partive të tjera. /shqiptarja.com/b.d