Agjencia për Trajtimin e Pronave ka ripublikuar listën e pronave që do përdoren për kompensim fizik.
Në zonat e deklaruara informale me akt ligjor dhe nënligjor, aplikuesve u njihet e drejta për kompensimin e pronës së zënë, sipas kritereve të këtij ligji. Brenda territorit të zonave të deklaruara informale nuk lejohet kompensimi fizik.
ATP-ja, në territoret e tjera me ndërtime, për aq sa është e mundur, trajton me kompensim fizik brenda pronës së njohur aplikuesit për pjesën e pronës që është e lirë nga ndërtimi.
Nuk lejohet kompensimi fizik nën truallin e objekteve dhe në një hapësirë funksionale përreth, të nevojshme për t’i shërbyer objektit.
ATP-ja dhe ALUIZNI veprojnë në vendimmarrjen e tyre mbi të njëjtën hartë, të unifikuar dhe të publikuar elektronikisht, e cila bëhet funksionale brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e këtij ligji. ATP-ja, në çdo rast, kryen verifikimin në terren të pronës.
Kompensimi
Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar.
Sipas ligjit në fuqi, ish pronarëve, të cilëve shteti shqiptar u ka njohur të drejtën mbi pronat e dikurshme të patundshme, mund t’u jepen edhe prona jashtë qarkut të tyre, madje edhe të kategorive të tjera nga ato të mëparshmet. Kjo, mjafton që vlera e pronave të reja të barazohet me atë të ish-pronave.