Astrit Patozi, i cili u la jashtë garës për kreun e PD ka ironizuar me mbështetësit e Bashës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan se “mirëkupton ata kolegë që po përdorin kandidimin e tij për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë”.
Por, gjithsesi ai kujdeset të tregojë se për ata kolegë ka mirëkuptim por edhe nënvlerësim.
Statusi i Patozit:
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish kolegë, miq, ish miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë.
Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD.
Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagesë të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njejtë.
Por një këshillë e kam: Thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes, mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e Kunatit.
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni më shumë.
Suksese të gjithëve!
/a.m.