Koreja e Veriut ka hedhur një tjetër raketë me rreze të mesme në drejtim të Japonisë, thanë zyrtarët ushtarakë të SHBA-së.
Raketa u hodh nga aeroporti Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të zbriste në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-ve.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se hedhja e raketës “tregon qartë se kërcënimi është rritur”.
Koreja e Veriut ka rritur frekuencën e testeve të saj bërthamore dhe raketore në muajt e fundit, duke ngritur tensionet, shkruan BBC.
Koreja e Jugut tha se predha e së martës filloi në orën 09:40 sipas kohës lokale (00:40 GMT) dhe fluturoi rreth 930 km (578 milje).
Raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat që Japonia i konsideron si zonë të saj ekskluzive ekonomike, sipas zyrtarëve japonezë.
SHBA thotë se kjo nuk përbën ndonjë kërcënim për Amerikën e Veriut.
Ndërkohë, Pyongyang do të bëjë një “njoftim të rëndësishëm” gjatë ditës së martë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut./a.m.