Admir Tafilaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje në gjakmarje, rrezikon të dënohet me një tjetër vendim me burg të përjetshëm, pasi dje prokuroria kërkoi në gjykatë dënimin e Tafilajt, për gjashtë akuza të rënda.
Sipas prokurorisë Tafilaj drejtonte nga burgu i Bradasheshit në Elbasan, një grup kriminal duke kryer vrasje me pagesë dhe vendosje tritoli, personave të ndryshëm në vend. Por Tafilaj ka gjithashtu mbi shpatulla edhe një dënim tjetër prej 22 vitesh burgim për vrasjen e mbetur në tentative të ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi.
41-vjeçari i ka kaluar 17 vitet e fundit të jetës nëpër burgje që të gjitha të sigurisë së lartë.
Me një CV të pasur kriminale që nga arratisja spektakolare me vetëm një qëllim për të kryer vrasje për hakmarrje kundër Prel Pjetrushit që sipas tij ishte shkaktari i vrasjes së të atit deri tek një arratisje tjetër spektakolare dhe të armatosur nga burgu i Drenovës në Korçë.
Sipas akuzës, personi që ka “çmontuar” të gjitha krimet e urdhëruara nga Tafilaj, është i riu Kristi Pine, për të cilin akuza edhe pse kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm,në fund i kërkoi gjykatës që dënimi i tij të konvertohet me 10 vite burgim, pasi Pine ka bashkëpunuar me Drejtësinë.
Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Elson Merdani, Dritan Pekasni, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia, Aleksander Gora, Fatos Koka, Albano Beqiraj, Dhimitër Zito, Kalem Hyka dhe Besnik Daci. Të gjithë këta persona akuzohen për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë të shtetasit Edmond Çakmashi”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murataj,”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila,”Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzimit të krimit”, “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet e këtij procedimi kanë filluar lidhur me tre ngjarje të ndodhura në Tiranë gjatë orëve të para të datës 10 shkurt 2015. Konkretisht ka rezultuar se në datën 10 shkurt 2015 në orët e mëngjezit policia e Tiranës është njoftuar për dy shpërthime të ndodhura në kryeqytet dhe për gjetjen e një sasie tritoli i lidhur me një detonator dhe një aparat celulari, që përbëjnë një pajisje shpërthyese, në bordurën e trotuarit të stacionit të autobuzit urban pranë kryqëzimit të bulevardidt “Zhan Dark” me unazën e Tiranës.
Në kuadrin e hetimit të këtij procesi penal poljcia ka pasur dyshime se autorë të dyshuar të këtyre veprave penale janë dhe i pandehuri Alfred Qefalia, person në kërkim pasi gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” dhe i pandehuri Krisiti Pine. Në datën 16 shkurt 2015 është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Kristi Pine pasi dyshohej si autor i disa ngjarjeve të rëndësishme kriminale të ndodhura në qytetet Tiranë,Durrës, Shkodër dhe se gjatë kontrrollit të banesës dhe një ambjenti në pronësi të tij i janë gjetur dhe seksuetruar dy armë zjarri dhe disa fishekë luftarakë. Disa nga këto krime i ka kryer dhe në bashkëpunim me të pandehurin Alfred Qefalia.
Pendimi i Kristi Pines
I pandehuri Kristi Pine gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë ka pranuar se ka kryer disa vrasje kundrejt pagesës të porositura nga ana e shtetasi Admir Tafilaj (i dënuar me burgim të përjetshëm) të cilin e ka njohur gjatë kohës që ka vuajtur dënimin me burg në I.E.V.P Bradashesh, Elbasan. Kristi Pine ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së këtyre krimeve si dhe vendin e fshehjes së armëve të krimit,lidhjet kriminale, personat që kanë dijeni në lidhje me këto krime. I pandehuri Kristi Pine ka treguar pendesë në lidhje me krimet e kryera nga ana e tij dhe ka pranuar të bashkpunojë me shërbimet e Policisë Gjyqësore. Ai ka treguar vendin se ku mbante të fshehur dy armë zjarri me të cilat ai kishte planifLkuar të kryente një krim në qytetin e Durrësit.
Nga hetime rezultoi se i pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Admir Tafilaj, Elson Merdani, Dritan Pekasni kanë kryer veprën penale të vrasjes së shtetasit Ibrahim Mani, i pandeburi Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Admir Tafilaj, Alfred Qefalia. Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të vrasjes së ngelur në tentativë të shtetasit Edmond Çakmashi dhe Leonard Murataj. I pandehuri Kristi Pine në bashkëpunim me të pandehurit Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj kanë kryer veprën penale të pregatitjes për vrasjen të shtetasit Majlind Lila. Gjithashtu Kristi Pine, Elson Merdani, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. I pandehuri Dhimitër Zito krimin e “Moskallzimin e krimit”.
Vrasja e Ibrahim Manit
Nga hetimi gjyqësor rezultoi e provuar se të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Elson Merdani, djali i tezes së Tafilajt, Dritan Pekasni më datë 25 qershor 2014 në qytetin e Shkodrës kanë ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Ibrahim Mani. Nga hetimi dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për motiv hakmarrjen mes familjeve Mani dhe Prroni nga Shkodra pasi shtetasi Brahim Mani ka qënë në hasmëri me familjen Prroni nga fshati Oblike pasi në vitin 1993 shtetasi Shuaip Prroni ka vrarë me armë zjarri Hysni Mani (vellai i Brahimit). Pas disa vitesh shtetasi Shemsi Mani (babai i Brabimit) ka vrarë shtetasin Shuaip Prroni. Familja Prroni ka dashur të marrë hak ndaj Shemsi Manit, por ky i fundit ka vdekur për shkaqe natyrale dhe ndodhur në këto rrethana, shtetasi Tarzan Prroni, i biri i shtetasit Shuaip Prroni, ka dashur të vrasë vëllain e Shuaipit, Brahim Manin. Për këtë vrasje dyshohet se ai ka kontaktuar në burg me të pandehurin Admir Tafilaj me të cilin ka njohje.
Po ashtu vrasja mund të jetë kryer dhe për shkak të faktit se shtetasi i dënuar Admir Tafilaj ka pasur dyshime se shtetasi Jbrahim Mani mund të ketë dhënë informacion të shtetas të tjerë me të cilët Admiri dhe familja e tij kanë hasmëri në Shkodër. I pandehuri Admir Tafilaj ka porositur të pandehurin Kristi Pine për të realizuar vrasjen e shtetasit Brahim Mani,i cili është vrarë më datë 25 qershor 2014. Për arritjen e qëllimit kriminal, të pandehurit Kristi Pine ka siguruar armët nga të pandehuri Elson Merdani,kunati i Admir Tafilaj,i cili ka qënë në dijeni të planit për vrasjen e Brahim Manit. Armët i janë dhënë në Tiranë.Për të kryer njohjen e personit dhe gjetjen e benesës në qytetin e Shkodrës shtetasi i dënuar Admir Tafilaj dhe i pandehuri Elson Merdani e kanë lidhur të pandehurin Kristi Pine me të paandehurin Dritan Pekasni, banues në Shkodër.
Pasi ka shkuar në Shkodër, Kristi eshtë takuar me të pandehurin Elson Merdani dhe ky i fundit i ka treguar banesën e Brahim Manit, mjetet që përdorte dhe e ka infonnuar mbi oraret e lëvizjes së tij. Në deklarimet e tij si shtetas nën hetim Kristi Pine, midis të tjerave shpjegon se:”…Ai mu prezantua si Tani dhe ishte djali i tezes së Admir Tafilajt. Më pas ne kemi lëvizur në lagjen ku banonte ai duke bërë xhiro në atë zonë. Ai më pyeti nësë kishte folur me Admirin dhe unë i thashë që po. Ai atëherë më ka thënë se duhej të vrisja një person i cili ishte fqinj me vetë Tanin.
Ky person quhej Brahim dhe punonte si murator. Ai më tha që Brahimi lëvizte me motor, dilte nga shtëpia rreth orës 07.00 dhe kthehej në orën 18:00 nga puna. Ai kishte dy ose tre fëmijë, nuk e mbaj mënd. Ne kemi kaluar afër shtëpisë së Brahimit me makinë ku Tani më tregoi shtëpinë dhe rastësisht ka qënë në oborr edhe personi që do vritej. Unë e kam fiksuar këtë person i cili ishte i thinjur, i gjatë, pak i shëndoshë.
Ne kemi vazhduar lëvizjen me makinë ku Tani më tregonte rrugën në të cilën duhej të ikja pasi të kryeja vrasjen. Ai më ka treguar edhe shtëpinë e xhaxhait të Admir Tafilajt, e cila kishte kamera vëzhgimi ndaj duhej të bëja kujdes kur të ikja por gjithsesi meqënëse ishte xhaxhai i Admirit ishte njeriu i tyre. Kjo banesë ishte rreth 100 metra nga banesa e Brahimit. Më pas ne kemi shkuar në shtepinë e Tanit që ishte rreth 150 metra nga shtëpia e Brahimit,afër banesës së xhaxhait së Admirit.
Edhe kësaj rradhe Tani erdhi me makinën e tij “Mercedes” katër fenersh blu e errët. Nga aty Tani më ka marrë dhe me ka treguar edhe një herë zonën, rrugicat ku kishte kamera, rrugët nga do hyja dhe nga do dilja. Në momentin që kemi kaluar sërish te shtëpia e Brahimit, e kam parë sërish këtë person i cili, po ndërtonte katin e dytë të shtëpisë së tij dhe ishte duke suvatuar një faqe i hipur në një skelë. Tani më ka thënë se Brahimi pinte kafe shpesh në një lokal përballë një karburanti afër hotel “Argenti”.
I pandehuri Krisiti Pine ka kryer njohjen me fotografi të të pandehurit Dritan Pekasni si personi që ka takuar në Shkodër,që i ka treguar banesën dhe person që do të vriste. Gjithashtu nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se ditën e ngjarjes dhe ditën që i pandehuri Kristi Pine ka shkuar në Shkodër për të kryer vrasjen por arma nuk ka funksionuar, ka pasur biseda telefonike midis të pandehurit Admir Tafili dhe të pandehurit Elson Merdani me shtetasin Kristi Pine dhe midis shtetasve Admir Tafili dhe Elson Merdani me shtetasin Dritan Pekasni që priste në Shkodër. Gjithashtu antenat e përdorura për komunikim nga Kristi Pine, konfirmojnë lëvizjen e tij nga Tirana Shkodër e kthim, duke konfirmuar në mënyrë të plotë deklarimet e tij. Të nesërmen i pandehuri Kristi Pine ka shkuar tek banesa e viktimës i cili ka qënë në oborr duke punuar së bashku me të shoqen.
Si kurse deklaron vetë shtetasi nën hetim në një moment kur e shoqja ka hyrë brenda, i ka thirrur më emër dhe në momentin që Ibrahimi ka kthyr kokën dhe është përgjigjur, ai e ka qëlluar tre herë me pistoletën me silenciator që kishte me vete dhe është larguar. Disa metra larg nga vendi i ngjarjes autori ka hequr një palë tuta brenda të cilave kishte dhe një paketë “Slims” dhe i ka hedhur. Të njëjtin mekanizëm ngjarje e shpjegon dhe bashkëshortja e shtetasit Ibrahim Mani, dëshmimtare okulare shtetasja Lirije Mani, e cila ka shpjeguar se një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes pranë banesës së tyre ka kaluar disa herë një shtetas i ri i cili ka vezhguar në drejtim të oborrit dhe burrit të saj. Ditën e ngjarjes ai pasi ka ardhur pranë gardhit i ka thirrur me emër burrit të saj dhe në momentin që ai është përgjigjur dhe kthyer në drejtim të këtij shtetasi ai e ka qëlluar dhe është larguar me vrap.Deklarimet e të pandehurit Kristi Pine konfirmohen dhe nga kqyrja në hotelin ku ka qëndruar i pandehuri si dhe fakti që i pandehuri Peksani kishte në pronësi një mjet tip “Benz”.
Vrite se është spiun i Prel Pjetrushit
Për këtë vrasje shtetasi nën hetim Kristi Pine nuk ka marrë shpërblim pasi është kryer si një “nder” nga Kristi Pine ndaj shtetasit Admir Tafilaj dhe personave të tjerë. Në deklarimet e tij para trupit gjykues i pandnehuri Kristi Pine lidhur me ngjarjen e mësipërme dhe personat me të cilat ka bashkëpunuar midis të tjerave shpjegon se:”…një person që dikush i ka spiunu ishte spiun i Pref Pjetrushi, i kishte spiunu familjen vendodhjen dhe i ka vënë tritol familjarëve të Admir Tafilajt, ku tritoli kishte plas dhe janë trembur fëmijët, emrin nuk ma ka thënë atë moment ma ka thënë një ditë tjetër…. shkova atje po pinim duhan dhe më tha në lidhje me personin e Shkodrës, për ta vra. Nuk ma ka cilësuar saktësisht kush është por më ka thënë ky person më ka vënë tritol familjarëve të mi,ky person është spiun i Prel Pjetrushit që e mban Prel Pjetrushi kundër familjes time. I kam thënë që këtë person kur të dal unë jashtë do ta kesh të vdekur, jam betuar se do ti përgjigjem me jetë ashtu siç i kam qëndru deri para arrestimit… u bënë regjistrime s’mund të futesh pa regjistrim, dorëzova dokumenta, kam hyrë në burg,kemi fol muhabete të përgjithshme me Tafilin dhe më ka thënë në lidhje me atë muhabetin,atë vrasjen, që unë e kam përmend që do ta kryej si nder. Kemi fol në lidhje me këtë rast jo shumë…
Gjatë kohës që kam qëndru në Elabasan në muajin Maj kam fol me Admirin në telefon dhe më ka thënë të shkoj të takoj kunatin e vet Elson Merdanin… Kam takuar Elson Merdanin dhe kemi komunikuar me numrin që Elson Merdani ka pas në atë kohë.Jemi takuar pranë shpisë së Elson Merdanit, të zona e ekspozitës që ai kishte punën,jo për poshtë po për lart që ishin pallate të kohës së Enverit, ai ka shtëpinë në kat të pestë, unë kam qënë shumë herë te shtëpia e tij, ka ca lokale afër “Merlin Monro”, jemi takuar përballë, pallatit të Merdanit. Kemi biseduar për vrasjen në Shkodër më thotë për pak lekë, unë habitem që ma tha këtë fjalë, i thashë unë e kam premtu ta kryej për nder, gjithmonë flasim për spiunin e Prel Pjetrushit.
Kam fol me Elsonin në lidhje me këtë vrasje ka thënë bëhet me pak lekë, pak a shumë do më ndihmonte dikush tjetër. Për armët nuk duhet ta vrisja mendjen edhe për lekët që do të shpenzoja në Shkodër, duheshin lekët për hotelin për çdo gjë, pasi do mi jepnin ato. Kam marrë armën dhe më kanë dhënë dhe 200 mijë lekë,armën e kam marrë herën e parë kur kam marrë armë e kam marrë nga Elson Merdani. Pasi kam kryer vrasjen jam larguar dhe kam shkuar në një hotel “Argenti”. Në mëngjes më ka dërguar Admir Tafilaj një mesazh më tha ku je, i them te Hotel “Argenti” dhe më ka thënë ik. Kishte parë në lajme që policia kishte sekuestruar një kamera dhe një palë pantallona. Kam parë dhe unë në lajme televizion për një vrasje në Tiranë dhe ishte krijuar shume gjurulldi, vrasja për Artan Santon, bankierin data 26 qershor flasim… “. Pyetjes se më kë mbaje komunikime telefonike në levizjet nga Tiranë për në Shkodër i pandehuri Kristi Pine i është përgjigjur se “…kam fol me Tafilin në telefon, kam fol me Dritan Peskanin, me Elson Merdanin, flisnim dhe drejpërdrejt, gjatë gjithë kohës i kam mbajt kontaktet me to…”.
Si i fala jetën Edmond Çakmashit
Konkretisht shtetasi nën hetim Kristi Pine ka deklaruar se “…në periudhën korrik-gusht, Admir Tafilaj më ka urdhëruar të kryej një vrasje, duke më thënë të takoj mikun e tij Alfred Qefalinë gjatë gjithë kohës e kemi përmendur me inicialet F. Jam takuar me Alfred Qefalinë në fund të korrikut, fillimi i gusht 2014 saktësisht nuk më kujtohet, por takimi është bërë në lokalet pranë spitalit “Nënë Tereza”.Urdhëri ishte të vritej Edmond Çakmashi dhe për këtë vrasje do pagohej 15 mijë euro. Fillimisht Klajdi Shermadhi, shok i imi më ka thënë që vrasjen do e merte ai përsipër, dhe të paguhej 14 mijë euro ndërkohë 1 mijë euro unë.
Ka ardhur Alfredi me një makinë “A Class” dhe kemi shkuar te “Las Palmas”, kemi takuar “Cufin” e Alliasit kam biseduar kam qëndruar aty kishim marrë dhe rroba me vete dhe pistolete që e kam marrë për problemin tim në Elbasan. Shkojme atje flasim me Cufin, i cili kishte një Lance të blindume të zezë.Atë ditë u bëmë gati për ta vra, unë Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi, kemi shkuar me makinë, jemi veshur unë kam vesh një palë pantallona ngjyrë kafe, një xhiboks me stemë të verdhë nuk më kujtohet, morëm me vete automatikun që lamë në bagazhin e makinës, kemi qënë me të gjata të gjithë. Jemi nis rreth darkës së falja e namazit ishte rreth orën 10 apo 09 e gjysëm.
Pamë që Klajdi kishte frikë, po trembej, dhe e lamë në makinë, i thashë rri në makinë, Qefalia mori kallashin, ngatërroi rrugën se ku humbëm aty mbrapa. Në moment që ikëm te shpia që kishim kallashin e kishim vendos në një qese që mos ta shikonin, shohim që Çakmashi kishte parku makinën, të nesërmen dhe vjen Cufi Alliasit dhe i bërtet Qefalisë gati deri në ofendim, pse se bëtë pse se kryet, ti je legen ti sje për gjë, unë po rrija.Një ditë më pas shikoj makinat e “Audit” që e njohta në atë moment ndizen dritat, u verbohem nga dritat, duke ec nuk e pashë fare që ishte Edmond Çakmashi, shikoj targat që e njohta shikova makinën, shikova personin që unë e kisha parë dy ditë më përpara. Shkoj mbas pallatit, ve dorezat montoj silenciatorin e vendos te psitoleta e shikoj duke ardh kishte një çantë shikoj personin që kishte mbeshtet kokën te xhami makinës, dera e makinës ishte mbyll gjithmonë, ishte hapur deri në gjysëm, po dëgjonte muzike dhe po fliste në telefon në ato momente, kam nxjerrë pistoletën, kam qënë gati 1 metër distancë po në qoftëse zgjasje dorën kam qënë në distancë shumë të afërt, nuk kam dasht me e vra sepse ishte shumë e thjeshte, nuk e kisha për herë të parë, kam gjujt një herë drejt tij nga krahu i djathtë mos të ngriheshe mos të bënte ndonjë veprim dhe pjesën tjetër kam gjujt nga kollona e makinës pa i thy asnjë lloj xhami. Kam ik me vrap kam hip në makinë të Alfred Qefalia. Kam marrë në telefon kam pas një bisedë me Tafili dhe i kam thënë unë e bëra punen time, skam ca të bej i kam thënë.”.
Përgjimi i kryer pas atentatit
Teksa është kryer kjo tentativë vrasje, Admir Tafilaj ka qënë në përgjim nga prokuroria e Elbasanit, pasi në këtë të fundit kishin mbëritur disa inforamcione se Tafilaj po përgatitej për një arratisje tjetër nga burgu. Admit Tafilaj ka biseduar me Kristi Pinen, duke përdorur telefonit e të dënuarit Alban Beqiraj, i cili thirej nga Admiri me emrin Xhike.Në bisedën e parë, të datës 13 shtator 2014 ora 17:07, e cila është zhvilluar disa ditë pas ngjarjes Kristi e sqaron Admirin për kryerjen e vrasjes, në tentativë, dhe i thotë se porositësi nuk i kishte dhënë shumën e premtuar. I shpjegon që ka komunikuar me Alfred Qefalinë por ky i fundit i ishte shmangur duke i thëne që porositësi i vërtetë ka ikur në Sarandë. Prandaj kërkon dhe ndërhyrjen e Admirit. Biseda e dytë bën fjalë për faktin që pasi është kryer vrasja, në tentative, nga ana e shtatasit nën hetim Ardian Ozuni, Cufja, nuk është kryer pagesa prej 7500 Euro shtetasit nën hetim Kristi Pines dhe për këtë ai kërkon ndërhyrjen e shtetasit të dënuar Admir Tafilaj,i cili duhet të bisedonte me shtetasin Alfred Qefalia, dhe ky i fundit të vepronte lidhur me lekët që i kishte borxh “C”-ja, duke nenkuptuar Cufen, pra shtetasin nën hetim Ardian Ozuni.
Konkretisht biseda ka këtë përmbajtje:
085-Ej po foli naj cik atij shokut tat ca do boj për ato lekët që më ka borxh mu, atij “C”-së.
667-Po s’flas mo me të mor vlla, atij sa të bëhen naj fije mir me ja q… robt në p….
085- E po mir, në rregull kur të bëhesh nji fije më mir ti, kur të ngrefet ty…bojmë ne hajt.
667-Po normal,atij, i kam thon atij Cufes, do ja q… robt në p… atij,kurve.
085-Po atij po, atij po or burrë sbëhet llaf, po osht shoku i këtij intrigantit që ka fut këtë shokun tat në burg.
667-E di mor vella e di.
085-Më tha ai mo shoku jonë, kokë lopa,vëllai jonë, tha ja q.. motrën në p…. atij të ketë bo naj intrigë,ja çojmë lajmin direkt më tha mu. Jo mor i thash ska gjo mos e vrit menjen. E mir mir tha, bani…ju e dini tha pastaj më thanë në fund më tha, mos ta marr vesh në fillim me tha mu,ngaqë pret me dalë hahahaha, ka marë frikë nga telefoni hahah. Ta ka dhonë numrin?
667-Jo mor çar numri,smë jep mu numër ai
085- Vetëm ajrosje a hahahanah. Hë se kena vlla të mirë po hë. 667-Po mo
085-Jo po kështu me gjys zani. E kena atë punë.M’ka than nja dy llafe mua ai,do e ndihmojmë më tha s’bohet llaf..unë s’vij mrapa teje i thash, hahaha qeshte.
667-Po mor vëlla normal
085-Edhe mos e rruj k… çfarë halli që ke thuaj. Hajde ja kalofshi mir, bëj të fala shokut të dhomës.
667-Të fala shnet
Pazari 100 mijë euro për Murataj dhe nipin
Rreth muajit tetor 2014 të pandehurit Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe Admir Tafilaj, në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim me një person tjetër ende i paidentifikuar banues në Durrës, kanë pregatitur kushtet për vrasjen e shtetasit Leonard Murati në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Admir Tafilaj i ka kërkuar të pandehurit Kristi Pine që të takohet me të pandehurin Aleksandër Gora dhe pasi janë takuar ky i fundit,i ka propozuar të vrasë një biznesmën nga Durrësi të quajtur Leonard Murrati. Për vrasjen e tij ofrohej shuma prej 50 mijë euro dhe nëse vriste dhe nipin e tij do të paguante 100 mijë euro. Këtë porosi e ka marrë Admir Tafilaj nga persona të paidentifikuar ende. Takimi është kryer në muajin tetor në Tiranë dhe së bashku me shtetasin nën hetim Aleksandër Gora, me mjetin e këtij të fundit,kanë shkuar në qytetin e Durrësit ku kanë takuar një shtetas të qujtur Klajdi. Ky person i ka siguruar dhe dhënë shtetasit nën hetim Kristi Pine dy armë një tip “Skorpions” dhe një armë tip pistoletë Zastava. Gjithashtu ky shtetas i ka gjetur dhe dhënë dhe një motorr, i cili iu seksuetrua këtij shtetasi në momentin e arrestimit dhe që rezultoi të ishte i vjedhur në Greqi. Pas këtij momenti shtetasi Kristi Pine ka filluar pregatitjet për kryerjen e vrasjes duke studiuar vendet ku banonte dhe qëndronte, rrugët e lëvizjes, mjetet dhe personat që e shoqëronin. Për këtë vrasje shtetasi nën hetim Kristi Pine ka biseduar dhe me shtetasin nën hetim Elson Merdani, i cili i ka thënë së për këtë vrasje kishin marrë një shumë prej 25 000 Euro. Vrasja e shtetasit Leonard Murataj është kryer në amjentet e lokalit të tij në Durrës dhe sipas deklarimeve të shtetasit nën hetim Kristi Pine kjo vrasje nuk është kryer nga ai por nga dy persona qe ai nuk i ka njohur.
Të dy Ajfonët janë “Ok”, duhen karamele
Përgatitja për kryerjen e kësaj vrasje provohet dhe nga biseda telefonike e datës 31 tetor 2015 personi nën hetim Kristi Pine komunikon në telefon me të dënuarin Admir Tafilaj nëpërmjet numrit të celularit në përdorim nga Alban Beqiraj ose “Xhiku”. Sërisht ky përgjim është kryer nga prokuroria e Elbasanit. Biseda bën fjalë për sigurimin e armëve dhe motoçikletës që do të përdorej nga Kristi Pine për të realizuar vrasjen e Leonard Muratit. Konkretisht në mënyrë të koduar i shpjegon se kishte marrë dy arrmë dhe motorrin dhe detajin tjetër që për armën tip “Skorpion” Klajdi nga Durrësi,nuk i kishte siguruar akoma fishekë që ishin të kalibrit 7.65.
Konkretisht biseda ka këtë përmbajtje:
Xhiku- He Mir ca bone.
A.Tafilaj- Ca bone ti?
Xhiku- Hiç sa erdha këtu te lokali
A.Tafilaj- Ku osht ai.
Xhiku – Këtu osht.
A.Tafilaj- Ma jep pak
Kristi-Hë mar vellai.
A- Hë ca je tu bo.
K- Hiç rehat, rrim qetësi.
A- Mirë.
K- Mir mor mir, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.
A-Ca ka ai që ka ngel.
K-Këshu mor burrë karamele 7.65 do munohet vetë me i gjet,kaq. Vetëm për ata ka ngel, Aifon katërta osht taman, kurse Aifon pesa nuk osht tamam,vetëm ajo mungon karikusi tamom.
A-Po ka ai mor vella.
K-Kush?
A-Miri.
K- Jo Jo i ka 7.62-sh, të dy Aifonët i kam këtu me vete, i kam marrë unë ishin gati, nesër iki atje unë prap, do iki vonë në darkë,që të marr dhe atë makinën.
A- A e kishin marrë atë.
K- Po po në rregull të gjitha. ti ca je tu ba mir ke qënë.
A- Mir krejt.
K- Hajde vëlla mos u mërzit ore.
A-A ke mësu me i dhonë makinës.
K-Makinës nuk kam mësu me i dhonë fare, s’ma ka mësu Xhiku.
A-Po motorrit?
K-Po pra motorrit di unë “Skuter” se kështu me marsha sdi.
A-A e kanë marrë jashu ata.
K-Po ashu si i thash unë, nuk bohet llaf
A-Dhe unë ashtu i pata cu,fjalë.
K- Në rregull janë të gjitha or vlla mos e vrit menjen ti, vetëm ato mungojnë
A- Po mir…… (biseda vazhdon për disa çaste pa interes për hetimin).
K-Hajde vëlla mos u bë merak për 3-4 ditë besoj se jena në rregull më kupton. Hajde vëllai im ja kalofsh mirë./Shqiptarja.com