Nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe këshilltarin e tij, Martin Protugjer, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski dhe ish sekretarin e partisë, Kirill Bozhinovski.
Penalja nuk e pranoi kërkesën e PSP-së dhe të gjithëve gjykata ua mori pasaportat personale dhe diplomatike dhe i obligoi që një herë në javë të paraqiten në gjykatë.
Masë të tillë PSP propozoi edhe për 16 të akuzuarit në rastin “Titanik”, ndërkaq gjykata për të gjithë ata i pranoi dhe ua morri pasaportat.