Jozefina Topalli, kritikja më e fortë e kryetarit të PD-së tha se Basha nuk vendosi ta fuste atë në listë pasi ajo kishte javë që i shkonte në zyrë dhe i kërkonte mbledhjen e strukturave të PD-së.
Gjithashtu, duke folur për “Debati” në “Channel One”, Topalli tha me ironi se ajo mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të Bashës, pra kunatit dhe Bashkëshortes, për të cilët tha edhe Ruli sot se kishin zyra në PD.
“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha Topalli.
Topalli: Neveri për grupin pro Bashës, Selami nuk është kandidat i vërtetë
/a.m.