Kreu i Bashkisë së Lezhës dhe anëtar i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka akuzuar kritikët e Bashës se kanë punuar kundër PD-së gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas tij, fillimisht në PD duhet të bëhet analiza e kritikëve të Bashës, dhe pastaj ajo e humbjes.
“Këta nuk pritën deri datën 26 qershor që të dilnin kundër Bashës, por e bënë më herët. Në fillim duhet bërë analiza e kritikëve të Bashës dhe pastaj ajo e humbjes. Ata kanë punuar kundër PD-së gjatë fushatës”, tha Frrokaj ne mbledhjen e Kryesise se PD-së./Panorama/a.m.