Astrit Patozi, i cili sfidoi kryetarin e PD Lulzim Basha për postin e kreut të kësaj partie, ka zbuluar disa prapaskena në këtë periudhë përplasjesh me liderin e selisë blu, i cili ka ngrirë kompetencat e tij. Patozi deklaroi në studion e Sokol Ballës në “Top Story” se Lulzim Basha i ka dërguar njerëz të tij Patozit për pazare siç tha ish-nënkryetari i PD.
“Edhe gjatë kësaj kohe, njerëz të tij më kanë propozuar që zoti Basha është i prirur të ketë një marëveshje, t’i lëmë pas ato që kanë ndpodhur e të vazhdojmë përpara. Me mua nuk mund të ketë pazare. Zoti Basha bëri një Pazar dhe lëshoi kërkesa e tij, unë nuk jam i gatshëm të bëj pazar. Unë nuk çedoj asnjë nga kërkesat e mia siç bëri zoti Basha përballë kundërshtarëve politik”, deklaroi Patozi.
Referuar emrit të Eduard Selamit, i konfirmuar si i vetmi kandidat përballë Bashës, Patozi ka hedhur hije dyshimi. Ai ka thënë se kandidimi i tij lë shije sikur ka marrëveshje me Bashën pasi nuk ka mbështetës reth tij.
“Kandidimi i Selamit, duket se ka nje marreveshje te heshtur me kryetarin”, deklaroi Patozi.
Patozi deklaroi më tej se Basha kërkon garë të kontrolluar ndaj nuk dorëhiqet nga posti i tij në krye të PD. Ai shkoi edhe më tej teksa i kujtoi Bashës protestën në çadër. Sipas Patozit, Basha po vepron njësoj si Rama që nuk hoqi dorë nga karrigia e tij.
“Basha nuk jep doreheqje. Do gare te kontrolluar nga ai vete. Njesoj si Rama, kur ne ishim ne cader. Kerkojme pa cader e protesta, kemi pritur reagim normal nga Basha. Turp per ate qe propozoi perjashtimin tim nga gara. Ai eshte zoti Basha. Nuk mund ta mendoj qe partia ime te jete shembulli me i keq ku politikanet nuk marrin pergjegjesi”, tha Patozi./a.m.