Çdo vit, gjatë sezonit turistik, në Shqipëri rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore. Në këto kushte policia apelon qytetarët për më shumë kujdes.
“Sezoni turistik është i mbingarkuar, vijnë mjete nga Polonia, vendet baltike madje edhe nga Azia ndaj policia rrugore apelon qytetarët që përsos mungesës së sinjalistikës, të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet”, shprehet Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore.
Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola thotë për Top Channel se përveç policive kosovar, në rrugët e vendit këtë vit do të ketë prani edhe të efektivëve nga Maqedonia.
“Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, por edhe Maqedonisë në Shqipëri kanë mbërritur policë rrugor, por edhe të krimeve nga Maqedonia të cilët do të vendosen kryesisht në zonën e Sarandës që frekuentohet nga shtetasit maqedonas ndërkohë që efektivë shqiptarë kanë shkuar në Strugë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve nga të dyja vendeve”, sqaron Mitat Tola.
Për të shmangur trafikun gjatë fundjavave në zonat bregdetare, policia këshillon përdorimin e rrugëve dytësore ose alternative dhe lëvizjen në intenerare të ndryshme./a.m.