Në mbledhjen e sotme të Edi Ramës me deputetët e rinj të PS-së u morr vendimi që gjatë muajit korrik dhe gusht të zhvillohet një analizë e brendshme dhe komunikimi me qytetarët, përpara se të strukturohet qeveria e re.
5 grupe pune do të hartojnë raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në fund të gushtit.
Grupi i parë, drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe ka përgjegjësi të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.
Anëtarët
Gramoz Ruçi
Taulant Balla
Saimir Tahiri
Ulsi Manja
Klodjana Spahiu
Ermonela Felaj
Grupi i dytë do të drejtohet nga Milva Ekonomi do të bëjnë një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në cdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste.
Anëtarë:
Milva Ekonomi
Ardiana Jaku
Evis Kushi
Vilma Bello
Almira Xhembulla
Laert Duro
Niko Peleshi drejton grupin që do të hartojë një raport me rekomandime të ndryshme se si mund të ristukturohet administrata e re shtetërore.
Anëtarë të tjerë janë:
Niko Peleshi
Damian Gjiknuri
Bledi Çuçi
Lindita Nikolla
Ogerta Manastirliu
Grupi i katërt i punës do të drejtohet nga Arben Ahmetaj do të analizojnë në një raport mbi dokumentet që ju kërkohen nga zyrat shtetërore qytetarëve, duke pasur në fokus dixhitalizimin e tyre me qëllim reduktimin e burokracive.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe:
Arben Ahmetaj,
Erjon Braçe
Ilir Beqaj
Milena Harito
Ditmir Bushati
Elisa Spiropali
Klotilda Ferhati
Grupi i pestë do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të përgatisë për Asamblenë Kombëtare një analizë elektorale mbi rezultatin e PS-së në 25 qershor. Ky grup pune do të përbëhet nga:
Fatmir Xhafaj
Blerina Gjylameti
Ilir Pendavinji
Alket Hyseni
Ana Dhamo
Flamur Golemi
Arben Kamami
/a.m.