Policia e Korcës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj inspektorit të Inspektoratit të Pyjeve dhe Mjedisit, D.M, 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas të Pustecit, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Sipas policisë, insektori ka ka favorizuar mjete të ndryshme të papajisura me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si edhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Procedohet penalisht në gjendje të lirë inspektori i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
D.M, 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas-Pustec (me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit Korçë).
Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas ka favorizuar mjete të ndryshme të papajisura me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si edhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës.
Sqarojmë se ky rast është ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjithashtu për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën : “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.