Pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me ministrat e qeverisë, deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetë, ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ka qenë nënkryetarja Kejdi Mehmetaj, e cila përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar të paligjshme dhe të pamoralshme këtë mbledhje, duke e konsideruar si abuzim me pushtetin.
Më herët Rama e quajti LSI-në si partia më e prekur nga kanceri anti-shtet, duke i bërë thirrje presidentit të zgjedhur Ilir Meta të reflektojë në postin e ri, pasi votat e PS-së i mori për të qenë mbi palët dhe jo palë.
Statusi i Kejdi Mehmetaj
Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë.
Abuzim me pushtetin!
Kjo nuk është Shqipëria që duam