Kryeministri i vendit ia ka kushtuar turizmit komunikimin javor. Në fjalën e tij, Rama bëri bilancin e shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë, ndërsa premtoi se qeveria do të konkretizojë disa hapa për një fazë të re.
Rama tha se vendi ka nevojë për kapacitete me pesë yje. Sipas tij janë një sërë plazhesh të jugut projektet për të cilat pritet të finalizohen.
Në Komunikimin Javor, Rama tha se me qeverisjen pa koalicion ka ardhur koha për të përpiluar një program për rilindjen rurale, pas asaj urbane. Kjo sipas kreut të qeverisë do të zhvillojë edhe turizmin rural në disa zona të rëndësishme.
Rama u ndal edhe në fluturimet nga Rinasi, duke pranuar se çmimet e biletave janë të larta. Kryeministri premtoi ndërtimin e aeroportit kombëtar në Vlorë dhe atij turistik në Sarandë në 4 vitet e ardhshme.
“Kjo është mënyra e duhur për të ulur çmimet e ekzagjëruara dhe tarifat e papranueshme të Rinasit” – tha Rama ndër të tjera. /javanews/b.d