Zbulohet dhe kapet nga policia bashkëpunëtori i vjedhjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.
Policia e Vlorës njofton se ka vene ne pranga shtetasin Marjo Bregu, 30-vjeç, banues në Vlore.
Ai akuzohet si bashkepunetor i vjedhjes me arme qe ndodhi ne ish fushen e druve te qytetit, kur bashke me nje tjeter, i grabiten 29-vjeçarit A.B 4 mije euro.
“Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volkswagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”- tha policia.
Sipas saj, pas hetimeve intensive, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.
a.ç