Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Pranvera Mehmeti humbi jetën në aksident, ndërsa e plagosur rëndë është 31-vjeçarja me iniciale N.D.
Ndërkohë, është shoqëruar në polici Resat Mehmeti, drejtuesi i mjetit të aksidentuar.
Në spital me plagë të lehta janë dërguar edhe dy vajza të mitura, 6 dhe 8 vjeç.
a.ç