Pasi deklaroi se ishte gati të merrte në dorë “frenat” e PD dhe renditi gjashtë kushtet që do e bënin të mundur, deputeti Astrit Patozi ka një mesazh tjetër për gjithë demokratët.
ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR
Të nderuar miq,
Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.
Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:
Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.
Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI
a.ç