Komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje, bazuar në dokumentet e KQZ’së, vërtetohet se kanë deformuar rezultatin e zgjedhjeve nacionale në Gjilan. Kjo është vërtetuar pas rinumërimit të votave në disa prej vendvotimeve.
Kështu, në disa dokumente e publikuara në uebfaqen e KQZ’së, vërtetohet se disa prej kandidatëve për deputetë të VV’së u janë rritur votat. Madje, kanë marrë vota më shumë se sa ka pasur partia.
Deformimi i rezultateve faktohet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, në njërën nga vendvotimet e saj 0401d/17r (klasa 17), subjekti i Vetëvendosjes ka 152 vota (152 x 5 deputet = 750), kurse kandidatët kanë 97 vota më shumë se subjekti, gjithsej 847.Bazuar në dokumentet e siguruara, votat u janë rritur Shpend Ahmetit, Aida Dërgutit, Fisnik Ismailit, Fatmir Kollqakut.
Në të njëjtin vendvotim, Albin Kurti sipas rezultateve kur janë rinumëruar ka dalë se i ka 118 vota, derisa në formularët e publikuar, pas mbylljes së vendvotimeve, ka dalë se i ka 145 vota apo 27 më shumë se sa votat reale.
Ndërkohë, kandidatit tjetër, Fisnik Ismailit i janë dyfishuar votat në të njëjtin vendvotim. Prej 9 votave atij i janë bërë 20, përgatiti Express. (b.an)