Java që po lëmë pas ka qenë një nga më të nxehtat, jo vetëm për shkak të temperaturave të larta, por edhe për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Pas një fushatë intensive, dita e zgjedhjeve, por edhe ato që pasuan kanë qenë të mbushura me plot zhvillime politike.
Momentet më pikante të kësaj jave, janë mbledhur në rubrikën humoristike, në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”.
Interesant ishte momenti kur kryeministri Rama shkoi për të votuar dhe pasi plotësoi të dhënat personale në dokumentacionin para komisionerëve, i drejtohet dhomës së fshehtë, por pa fletën e votimit. E fill pas kësaj, kthehet pas për ta marrë atë.
Jashtë syrit të kamerave nuk kanë mbetur as momentet festive të anëtarëve të partive politike, kur mësonin rezultatet pas numërimit të votave në kutitë e votimit.
E kur flasim për momentet festive, padyshim që në Partinë Socialiste kanë qenë edhe më të mëdha, për shkak se ishte edhe fituesja e garës elektorale. Deputetja Blerina Gjylameti shfaqet e qeshur në një moment në selinë e PS, ku është përqafuar nga ish-ministri Bledi Çuçi, i cili gjithashtu e ka fituar tashmë mandatin e deputetit.
“E ke kap”, dëgjohet të thotë deputetja, e më pas “Super, super”. E me sa duket këto komente janë për rezultatin e zgjedhjeve.
Momente interesante ka patur gjatë kësaj jave edhe nga selia blu, ku kreut të PD-së i është kërkuar të japë dorëheqjen nga një grup anëtarësh të kësaj force politike./a.m.