Astrit Patozi, një prej kritikave më të ashpër të kreut të PD Lulzim Basha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Nga selia blu, ai tha se kandidon me mëbshtetjen e një pejse të madhe të anëtarësisë së PD. Por ai tha se duhet organizuar një garë e barabartë. Kjo sipas tij fillon me largimin e Bashës nga drejtimi dhe zyra e tij në PD.
“I shqetësuar për rezultatin e PD, dhe ringritja e saj mund të vijë prej një gare të drejtë, jam këtu për këtë qëllim. I mbështetur nga një numër i madh anëtarësh, jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të PD nëse do të garantohet gara. Në emër të demokratëve që më mbështesin kërkoj as më shumë, e as më pak, por rregulla të barabarta.
Dorëheqjen e Bashës, vendosjen e tij në pozita të barabarta me kandidatët. Largimin e tij nga zyra, deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit, normalizimin e procesit të garës, duke bërë nul vendimin e dy nënkryetarëve. Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll data-bazën e anëtarësisë që anëtarët e dy muajve të fundit të mos kenë të drejtën e votës.
Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize e reflektimi për fushatë nga kandidatët”, deklaroi Patozi./a.m.