Familjarët e mjekut të vrarë, Ilir Alija në Shkodër, kërkojnë ambulancën pasi familjari i tyre u qëllua me dy plumba, por automjeti nuk është ndezur për shkak se s’ka pasur karburant.
Ky ka qenë episodi aspak i këndshëm i shënuar një natë më parë në lagjen “Qemal Stafa” të kryeqendrës së veriut.
Ky ka qenë episodi aspak i këndshëm i shënuar një natë më parë në lagjen “Qemal Stafa” të kryeqendrës së veriut.
Ambulanca që u kishte ardhur në ndihmë familjarëve të Ilir Aliaj nuk ndizej, e për pasojë është dashur që policë dhe banorë të lagjes “Qemal Stafa” të shtyjnë mjetin. Shqiptarja.com ka mësuar se shkak është bërë mosfurnizimi i mjaftueshëm i automjetit me karburant. Eshtë dashur gati 10 minuta që ambulanca të ndizej.