Si do t’i kalojë Armina pushimet këtë verë?
Nuk kam vendosur asgjë. Besoj se do t’i bëj pushimet edhe në Shqipëri edhe jashtë. Ditët e para të gushtit do t’i bëj më prindërit.
Po me Shkëlzenin?
Po sigurisht dhe me të, por mendoj se nga shtatori. Nga fillimi i shtatorit.
Do të pushosh edhe më shoqërinë këtë verë, ashtu si ke bërë vitet e shkuara?
Ndoshta ndonjë fundjavë.
Je kritikuar shpesh për fotot e luksit që poston nga udhëtimet e tua, do të vijosh të postosh edhe gjatë pushimeve?
Po normal që do t’i postoj, nuk ka lidhje fare çfarë thonë të tjerët. Nuk ndikohem fare.
Bashkë me Shkëlzenin a keni bërë plane për fejesë këtë verë, ndonjë surprizë?
Jo nuk kemi ndërmend që ta bëjmë event. I kemi personale, familjare. Do merret vesh vetëm dita e madhe.
Cili është ai vend i botës që të ka mbetur fiksim dhe ende nuk e ke vizituar?
Po në Itali për shembull, në Sicili, Capri e Porto Pisa. Këtu do doja të shkoja.