Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Ksamilin si një miremengjes për gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%”- shkruan Rama.