Një tjetër vetëvrasje regjistrohet në vend.
Rasti i fundit vjen nga Elbasani, aty ku një 33-vjecare banuese në fshatin Çikallesh i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
“Më datë 29.06.2017, në spitalin kirurgjik Elbasan, ka gjetur vdekjen, shtetasi L.T vjeç 33 banues në fshatin Çikallesh”, bën me dije policia.
Nga kryerje e veprimeve hetimore rezultoi se në gjendje depresioni ishte vetëhelmuar me fosforgan./a.m.