Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë dje publikoi raportin e punës dheshpalli edhe 17 aktakuzat e reja për 18 çështje në kuadër të të cilave akuzohen 101 zyrtarë të cilët në të kaluarën kanë bërë keqpërdorime të detyrës.
Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është në qendër të shumicës së çështjeve të hapura.
Përveç tij, edhe 100 persona tjerë janë nën hetie, kryesisht zyrtarë të partisë së tij.
Por çfarë e shpëton Gruevskin nga burgu?
Imuniteti i deputetit, si i zgjedhur i popullit!
Mbajtja e Gruevskit me imunitet është në duar të Komisionit për Çështje Imuniteti dhe mandati.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, deputeti ka imunitet dhe nuk mund të burgoset pa leje nga Kuvendi dhe komisioni në fjalë. Gjithmonë sipas Kushtetutës, i njejti mund edhe të burgoset nëse gjykatat e vendit parashohin burg që zgjat më pak se pesë vite.
Kjo pritet të shihet nëse Gjykata Penale sot do pranojë aktakuzat e PSP-së dhe do të fillojë të punojë për këto çështje! Praktikë e tillë deri tani nuk është parë. /a.m.