Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin Alferd Hasanaj, i cili dyshohet për plagosjen e një 46-vjeçari.
Mësohet se 39-vjeçari, banues në Vlorë, më 28.06.2017, rreth orës 21:00, ka plagosur rëndë me mjet shpues në lagjen “1 Maji”, për motive të dobëta shtetasin me iniciale A.a, banues në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se shtetai i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, nën kujdesin e Mjekëve
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar shtetasin e mëposhtëm për plagosje të rëndë:
– Alfred Hasanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për arsye se më datë 28.06.2017, rreth orës 21:00 në lagjen “1 Maji” ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur rëndë me mjet shpues, shtetasin A.A., 46 vjeç, banues në Vlorë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve.