Nga Mentor Kikia
Eduard Selami është i vetmi deri tani që ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD. Ne nuk e dimë ende se si do të zhvillohet kjo garë, sa kandidatë do të jetë, dhe çfarë formati do të ketë. Do të jetë një garër alla amerikane, pra me takime të hapura me anëtarësinë ku kandidatët të shpalosin platformat, apo do të jetë një garë skuthërishë, me takime tëfshehta kafeneve e restoraneteve, duke ndarë e premtuar poste politike e më tej. Por ajo që shikohet në ditët e para është një linçim i Selamit menjëherë sapo ai deklaroi futjen në këtë garë.
Duke kujtuar e nxjerrë nga sirtarët letra, studime, biseda e telefonata. Një mendësi tipike komuniste, që çdokujt që shfaq një pretendim, i bëhet biografia e gjithë jetës. Eshtë normale që kandidati të publikojë jetëshkrimin e tij, por kjo në shërbim të garës dhe transparencës dhe jo tia bëjnë të tjerrët për ta intimiduar në garë.
I pari që nuk duhet të pranojë këtë lloj fryme duhet të jetë vetë Basha. Ai, më shumë se kushdo, duhet të nxisë një garë të drejtë, me shumë konkurentë, një garë reale jo formale, një garë që ti japë mundësi gjithkujt të shpalosë aftësitë, një garë që mundëson komunikimin e drejtëpërdrejtë me anëtarët, dhe jo një garë me sms telefonash dhe korrierë e ndërmjetës matrapazë.
Nëse do të ndodhë kjo e dyta, PD-së shumë shpejt nuk do ti hyjë në punë një seli aq e madhe, pasi do ti mjaftojë një zyrë 2+1.