Kandidati i parë i deklaruar zyrtarisht në garën për kreun e ri të PD-së, pas hapjes së procesit fill pas humbjes dramatike të demokratëve në zgjedhje, ka nisur takimet me figura të rëndësishme brenda partisë.
Eduard Selami është parë paraditen e sotme në një lokal në kryeqytet me nënkryetarin Edmond Spaho dhe me sekretarin organizativ të PD-së, Enno Bozdo.
Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri më 22 korrik. Ndërkohë qe Basha ka njoftuar ngrirjen e postit të tij, duke i lënë detyrat për nënkryetarët, brenda kampit blu kane nisur akuzat dhe kundershtite e hapura ndaj kryedemokratit.
a.ç