Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e betimit të pasardhësit të tij.
Nga dekreti mësohet se seanca e jashtëzakonshme për betimin e Ilir Metës do të zhvillohet me 24 Korrik.
Meta pritet të marrë detyrën pas betimit para deputetëve të Kuvendit ekzistues.
Dekreti i plotë:
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI