Gazeta e përditshme greke “Espresso” shkruan në numrin e sotëm se biznesmeni shqiptar organizonte edhe orgji me modele.“Përveç vilës luksoze në Kavouri, ai kishte një suitë të përhershme të marrë me qira në një hotel luksoz në Athinë. Në kohën e lirë, ai thërriste modele nga Italia me të gjitha shpenzimet e paguara dhe organizonte gjithë natën orgji në pishinën e vilës së tij”, shkruan “Espresso”.(Foto: Faqja e parë e gazetës greke “Espresso” e ditës së sotme)Sipas artikullit të së njëjtës gazetë, biznesmeni shqiptar ishte frekuentues i aktiviteteve luksoze në Athinë, ndërsa në suitën e hotelit që kishte marrë me qira ai kalonte natën me modele nga Italia dhe Greqia duke organizuar festa të shtrenjta me kokainë.Disa ditë më parë kur u bë publike kjo ngjarje, shtypi grek shkruante se shqiptari Arian S. nga Fieri është biznesmen i njohur në Shqipëri dhe ka lidhje politike.Kanë qenë hetimet e DEA-s amerikane dhe të autoriteteve greke që zbuluan rrjetin e kokainës në Ballkan. Dy javë më parë, gjatë operacionit anti-drogë u sekuestruan 20 kg kokainë e pastër e ardhur nga Kolumbia, për të cilën policia thotë se i përket biznesmenit shqiptar. Bashkë me të, u arrestua edhe biznesmeni grek Sakis Karatzounis dhe 3 shqiptarë të tjerë pjesë e këtij qarku droge.(Foto: Vila në Athinë e biznesmenit shqiptar Arian S.)Një gjykatë greke vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg. Biznesmeni grek e pranoi fajin, por shtoi se e kishin detyruar shqiptarët që të fshehte në vilën e tij një pjesë të kokainës. Ndërsa shqiptari Arian S. tha para gjykatës se nuk ka lidhje me rrjetin e kokainës, duke arsyetuar se është biznesmen i suksesshëm dhe nuk ka nevojë të merret me trafik droge për përfitime financiare. Ndërkohë, nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Greqi.Arian S. merret me transportin e gazit natyror dhe karburanteve. Prej disa kohësh ai jeton në një vilë luksoze në periferi të Athinës, në zonën e quajtur Kavouri. tvklan(Foto: Vila në Athinë e biznesmenit shqiptar Arian S.)