Policia e Fierit ka arrestur një 41 vjeçar pasi ky i fundit ka kryer vepra të turpshme në banesën e tij ndaj një vajze të mitur.
41-vjeçari me inicialet D.M ishte shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas denoncimit të kryer nga famjarët e të miturës.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
-D.M, 41 vjeç, banues në Fier.
Në datën 28.06.2017 ky shtetas dyshohet se në banesë ka kryer vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 12 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.
a.ç