Atleti afrikano-jugor, Wayde Van Niekerk, ka realizuar te merkuren performancen me te mire ne te gjitha koherat ne garen e 300 m me 30 sek 81, ne mitingun nderkombetar ne Ostrava (Republika Ceke).
Kampioni olimpik i 400 m ka permiresuar kohen e amerikanit Michael Johnson (30 sek 85), qe daton nga 10 prilli 2000, si dhe rekordin e mbajtur nga legjenda e sprintit, Usain Bolt (30 sek 97).
Por, ky rezultat i Van Niekerk nuk konsiderohet si rekord boteror, pasi gara e 300 m nuk njihet si zyrtare ne programet e kampionateve te rendesishme.
Nje muaj para Boterorit te Londres (4-13 gusht), Van Niekerk, i cili ka realizuar kete vit performancen me te mire ne 200 m (19 sek 84), tregon se ai eshte ne nje forme shume te mire, me ambicje per garat e 400 e 200 m.
“Une jam shume i kenaqur me kete performance dhe teper i nderuar qe hyj ne histori”, deklaroi atleti pas ketij suksesi.