Policia njofton se si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe Autoriteteve Policore malazeze, më datë 28.06.2017, u bë arrestimi në Mal të Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar në kërkim:
Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.
Ndaj këtij shtetasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21.06.2017, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06.05.2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasin N.H, i cili ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. /b.d