Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e vjetër katolike e Australisë, kardinali George Pell, është akuzuar për vepra seksuale në Australi.
Akuzat lidhen me ngjarjet e pretenduara të kohëve më parë, bëri me dije policia në shtetin e Viktorias.
Këto akuza janë bërë nga më shumë se një person i vetëm, shpjegoi zv/komandanti i policisë Shane Patton. Megjithatë kardinali Pell, i cili prej kohësh është vendosur në Vatikan, i ka mohuar me forcë akuzat.
Si arkëtar i Vatikanit, Kardinali Pell konsiderohet zyrtar i rangut të tretë në Kishën Katolike.
“Kardinali Pell do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur, për të pastruar emrin e tij pas këshillave dhe miratimit nga mjekët, të cilët gjithashtu do ta këshillojë për angazhimet në udhëtime,” tha Kisha në një deklaratë ditën e sotme.
“Pell tha se pret me padurim ditën e tij në gjykatë për t’u mbrojtur me forcë ndaj akuzave”.