Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Durrës mëngjesin e së enjtes. Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se një djalë ka vrarë të atin dhe nënën e tij me armë zjarri tip ‘çifte’. Viktima kanë mbetur shtetasit Ali Nika 75-vjeç dhe Junie Nika.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Informacionet e para flasin për arrestimin e autorit të krimit, shtetasin Leo Nika.
Dyshohet se autori në momentet e krimit ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike.