Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla, mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, gjatë një atentati në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ai ka marrë 8 plumba në trup, ndërsa ai është sjellë me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e tij është mjaft kritike.
Hajdari ka qenë i akuzuar për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001, bashkë me dy të tjerë, Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi, të cilët janë vrarë më parë.
I ‘forti’ i Shkodrës u qëllua nga persona të paidentifikuar, të cilët po udhëtonin me një makinë.
Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. /b.d