“Arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike” është masa e caktuar nga Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër për 26- vjeçarin Izmir Bushaj, me detyrë doganier në Vermosh.
Bushaj përfundoi në pranga pasi akuzohet për blerje votash një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.
E njëjta mase sigurie u dha edhe për 30 vjeçarin Gëzim Bushaj, i afërm i doganierit cili dyshohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje.”
Prokuroria ka paraqitur një sërë provash përshfirë edhe dëshminë e 30-vjeçarit Gëzim Bushaj. /b.d